![Hidhet shorti, zbulohen çiftet e së tetës së finales së Kupës](/uploads/zeri.info/images/2024/December/07/auto_kupa11733585546.jpg)
Hidhet shorti, zbulohen çiftet e së tetës së finales së Kupës
Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i së tetës së finales së Kupës.
16 skuadrat e mbetura i kanë mësuar kundërshtarët e tyre të kësaj faze, në kërkim të çerekfinales së kësaj gare prestigjioze të futbollit kosovar.
Drita – Dukagjini dhe Prishtina – Suhareka janë dy duelet që do t’i vënë përballë ekipet e Superligës, shkruan gazeta Express.
Mrekullia Rilindja 1974, e cila e eliminoi Ballkanin në të 16-ën e finales, do të ketë punë me Ferizajn, kurse Llapi do t’i bëjë konak Vushtrrisë.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen para stinorit pranveror në Albi Mall Superligë.
Më poshtë mund t’i shihni çiftet e së tetës së finales së Kupës së Kosovës:
Vëllaznimi – Gjilani
Feronikeli 74 – Prishtina e Re
Llapi – Vushtrria
Prishtina – Suhareka
Ferizaj – Rilindja 1974
Drita – Dukagjini
Dinamo – Malisheva
Trepça – Drenica.