Kupa e Maqedonisë: Derbi që ndez çerekfinalen, Struga përballë Gostivarit

Kupa e Maqedonisë: Derbi që ndez çerekfinalen, Struga përballë Gostivarit

Sport December 10, 2024 - 15:46

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në Shkup sot u hodh shorti për çiftet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Tetë skuadra do të garojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend, ndërsa shorti solli disa përballje të veçanta që premtojnë spektakël.

Pa dyshim, kryendeshja e kësaj faze do të jetë derbi shqiptar mes Struga Trim Lum dhe Gostivarit, dy skuadra që jo vetëm synojnë Kupën, por janë edhe konkurrente të fort në garën për titullin kampion në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, Shkëndija do të përballet me ekipin e Ligës së Dytë, Detonit Plaçkovica, në një përballje që shihet si më e lehtë për tetovarët. Ekipi tjetër i Ligës së Dytë, Arsimi, do të kërkojë të bëjë befasinë ndaj AP Brera-s nga Strumica, ndërsa Vardari do të ndeshet me Sileksin.

Çiftet çerekfinale janë:

Struga Trim Lum – Gostivari

Detonit Plaçkovica – Shkëndija

AP Brera – Arsimi

Vardari – Sileksi

Fituesi aktual i Kupës, skuadra e Tikveshit, këtë sezon është eliminuar, duke hapur rrugë për një fitues të ri. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar për datën 26 shkurt, në orën 14:00. Në rast barazimi pas kohës së rregullt, do të ketë ekzekutim të goditjeve nga penalltitë për të përcaktuar fituesit. /Telegrafi