Drita kampion vjeshtor – Malisheva, Ballkani dhe Prishtina gabojnë: Mbetet edhe një ndeshje, garë e ashpër për mbijetesë

Drita kampion vjeshtor – Malisheva, Ballkani dhe Prishtina gabojnë: Mbetet edhe një ndeshje, garë e ashpër për mbijetesë

Sport December 08, 2024 - 16:51

Janë mbyllur katër nga pesë ndeshjet e javës së 16-të në Superligën e Kosovës, ku tashmë siç është bërë edhe zakon, nuk kanë munguar befasitë dhe golat në minutat e fundit.

Drita fitoi pastër në shtëpi ndaj Dukagjinit me rezultat 2-0, duke siguruar pozitën e parë për stinorin vjeshtor, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.

Prishtina dhe Gjilani zhvilluan një ndeshje të bukur me gola, ku në fund u mbyll 2-2, duke konfirmuar derbin e rivalëve të vjetër.

Malisheva nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë ndaj Feronikeli 74, pas barazimit 0-0.

Baras është mbyllur edhe ndeshja mes Ferizajt dhe Ballkanit (1-1), në një përballje ku nuk munguan rastet e shumta.

Ndeshja mes Suharekës dhe Llapi do të zhvillohet të martën.

Drita është lider me 37 pikë dhe po marshon me hapa të sigurt drejt titullit, duke i ndihmuar edhe Malisheva, Ballkani dhe Prishtina, që po gabojnë shumë rrugës.

Malisheva mbetet e dyta me 29 pikë, Ballkani i treti me 27 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 26 pikë. Këto tri ekipe duken të vendosura të luftojnë për pozitat e larta në renditje që dërgojnë në kupat evropiane.

Suhareka që ka një ndeshje më pak është e pesta me 19 pikë, një më shumë se Gjilani që është i gjashti. Llapi është i shtati me 17 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa 17 pikë kanë edhe Ferizaj dhe Dukagjini.

Feronikeli 74 mbetet në pozitën e fundit me 7 pikë, prej të cilave katër i ka marr në dy ndeshjet e fundit.

Në javën e ardhshme takohen: Dukagjini – Ferizaj, Feronikeli 74 – Prishtina, Gjilani – Drita, Ballkani – Llapi, Malisheva – Suhareka. /Telegrafi/