Barcelona lëshon në “frymën e fundit” fitoren ndaj Real Betisit
Barcelona ka luajtur baras me rezultat 2-2 udhëtim ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 16-të në La Liga.
Mysafirët realizuan në minutën e 36-të golin e epërsisë me anë të Robert Lewandowskit i cili e çoi topin në rrjetë për 1-0 pas asistimit të Jules Kounde.
Betisi pati një rast të artë shënimi kur Ez Abde u gjend i vetëm përballë portierit por dështoi që të shënojë.
Në pjesën e dytë Betisi u kthye sërish në lojë duke fituar një penallti shkaku i ndërhyrjes së palejueshme të De Jong ndaj Vitor Roques.
I saktë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua Giovani Lo Celso i cili realizoi në minutën e 68-të për të barazuar shifrat në 1-1.
Sidoqoftë, blaugranasit e gjetën sërish golin, kësaj radhe me Ferran Torres i cili realizoi për 2-1 në minutën e 82-të pas asistimit fantastik të Lamine Yamal.
Po luhej minuta e 94-të e ndeshjes kur Assane Diao me një prekje të bukur të topit arriti ta devijojë atë në portën e Inaki Penas për rezultatin përfundimtar 2-2.
Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 38 pikëve, pesë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara./telegrafi/