Assesi të këndellet Man City, ndalen nga Crystal Palace

Assesi të këndellet Man City, ndalen nga Crystal Palace

Sport December 07, 2024 - 17:58

Manchester City është ndalur nga Crystal Palace në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier, duke barazuar 2-2.

Pas vetëm katër minutash lojë, The Eagles kaluan në epërsi me golin e Daniel Munoz.

Por, Manchester City u kundërpërgjigj me anë të Erling Haaland që realizoi për 1-1 në minutën e 30-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe e dyta nisi më mirë për vendasit.

Në minutën e 57-të, Crystal Palace riktheu epërsinë me golin e Maxence Lacroix.

Mirëpo, sërish City u kundërpërgjigj me golin e Rico Lewis (68’), që u asistua nga Bernardo Silva.

Lewis ishte shumë i pafat, pasi mori edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga loja në minutën e 84-të.

U mendua se City po kthehej tek fitoret kur triumfoi 3-0 ndaj Nottinghamit, por sot u ndal nga Palace.

Pas javës së 15-të, Manchester City ka 27 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të takohen me rivalin lokal, Manchester United.