Drita fiton ndaj Dukagjinit, Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët
Sport
December 07, 2024 - 15:02
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, në kuadër të xhiros së 16-të.
Drita ka arritur të fitojë me rezultat komod në shtëpi ndaj Dukagjinit.
Ndeshja e cila u zhvillua në Gjilan, përfundoi me rezultat 2-0.
Golat u shënuan nga Besnik Krasniqi (29’) dhe Kastriot Selmani (89’).
Me këtë fitore, Drita vazhdon kreun me 37 pikë, kurse Dukagjini mbetet i teti me 17-të sosh.
Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-2.
Golat për kryeqytetasit i shënuan Leotrim Kryeziu (36’) dhe Leonat Vitija (80’), kurse për gjilanasit Senad Jaroviq (28’) dhe Kushtrim Shabani (90+4’).
Me këtë barazim, Prishtina e sheh vetën në vendin e katërt me 26 pikë, kurse Gjilani është i gjashti me 18 sosh. /Zëri