Lëndohet sërish Rodrygo

Lëndohet sërish Rodrygo

Sport December 07, 2024 - 12:25

Pos rezultateve jo të mira në fushën e lojës, Real Madridi po ka probleme edhe jashtë saj.

Shumë shpesh i goditur nga lëndimet, me shumë ndeshje që është dashur t’i luajë pa lojtarët kryesorë.

Më i lënduari këtë sezon është braziliani Rpdrygo, i cili vetëm javën e kaluar u rikthye nga lëndimi.

Sipas mediumeve spanjolle, braziliani do t’i mungojë Realit sonte në takimin ndaj Gironas, pas një lëndimi në këmbën e majtë.

Kjo është hera e tretë që Rodrygo është lënduar këtë sezon, duke humbur në total katër ndeshje (me të sontmen).

Reali gjendet në pozitën e dytë me 33 pikë të tubuara, 4 më pak se Barça në vendin e parë, por me një ndeshje më pak.