Punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë po vazhdojnë me intensitet të lartë

Punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë po vazhdojnë me intensitet të lartë

Sport December 06, 2024 - 08:48

Stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë është në punime që nga viti 2014.

E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se punimet në këtë stadium po vazhdojnë me intensitet të lartë, transmeton Klankosova.tv.

E sipas gazetarit korrespondent, Urall Boshnjaku, në këtë stadium janë paraparë të investohen 12.5 milionë euro nga kjo qeveri, ndërsa vlera e të gjitha investimeve prek diku 16 milionë euro.

“Në qershor të vitit 2023 parashihej të përfundonte puna në stadiumin ‘Adem Jashari’ nën qeverinë ‘Kurti’, mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi, ani pse kjo parashihej të ndodhte në bazë të kontratës të nënshkruar në vitin 2021”, shtoi tutje Boshnjaku për emisionin “Ora Shtatë”.