Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove mbetet në kujdes intensiv
Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove mbetet në kujdesin intensiv për t’iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore dhe do të shikojë ndeshjen e Kupës së Italisë të kësaj mbrëmje mes Fiorentina dhe Empoli me familjen e tij.
Ai mbetet në kujdesin intensiv në spitalin lokal Careggi në Firence.
Media të shumta në Itali, duke përfshirë Gazzetta dhe Corriere dello Sport, thonë se Bove do t’i nënshtrohet më shumë testeve të zemrës në orët e ardhshme.
Fiorentina dhe Spitali Careggi nuk pritet të lëshojnë një përditësim zyrtar mjekësor sot.
Bove ka qenë ‘zgjuar, vigjilent dhe i orientuar’ që nga e hëna, një ditë pas rrëzimit të tij të papritur në fushë gjatë një ndeshje të Serie A midis Fiorentina dhe Interit në “Stadio Franchi”.
Bove u rrëzua në minutën e 17-të dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Careggi në vetëm 13 minuta.
Sipas Gazzett, Bove do të shikojë ndeshjen e Kupës së Italisë këtë mbrëmje mes skuadrës së tij Fiorentina dhe Empolit nga spitali me familjen e tij.
Trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa dhe kapiteni Alberto Grassi e vizituan dje në spital 22-vjeçarin.
Fiorentina dhe Empoli ishin gati të shtynin ndeshjen, por Bove thuhet se i bindi shokët e tij të luanin. /Telegrafi/