Orges Shehi pritet të marr drejtimin e Ballkanit
Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Ballkanit në Kosovë, pasi që Artim Pollozhani ka vendosur të largohet nga drejtimi i kampionit aktual.
Trajneri durrsak i njohur për sukseset e arritura tek skuadra e Tiranës, ndërsa ka drejtuar edhe Skendërbeun, Kukësin dhe Partizanin, pritet të zyrtarizohet në stolin e kampionëve të Kosovës.
Drejtuesit e ekipit nga Suhareka me largimin e trajnerit Daja i cili nxori tri herë radhazi kampion dhe theu rekorde e shkroi historinë me paraqitjet në Evropë, duke arritur në fazën e grupeve në Ligës së Konferencës, kishin vendosur ta zëvendësonin atë me Artim Polozhanin.
Ky i fundit ishte edhe zëvendës i Ilir Dajës tek skuadra e Ballkanit. Megjithatë pasditen e sotme Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, pas eliminimit në Kupën e Kosovës.
Pollozhani zëvendësoi Ilir Dajën dhe qëndroi në krye të këtij ekipi për tre muaj.
Ndërkohë me sa duket menjëherë drejtuesit e kampionëve të Kosovës e kanë patur gati emrin e zëvendësuesit që do të jetë Orges Shehi, i cili prite të të zyrtarizohet shumë shpejtë. /Top Channel/