Pas lëndimit, Yamal: Ndihem mirë, jam gati të ndihmoj

Pas lëndimit, Yamal: Ndihem mirë, jam gati të ndihmoj

Sport December 03, 2024 - 23:34

Lamine Yamal së fundmi është rikthyer nga lëndimi.

Sipas raporteve ishte parashikuar që Yamal do të jetë jashtë fushës për rreth 4 javë, mirëpo sulmuesi i ri u rikthye më përpara siç ishte e parashikuar.

Yamal që pas rikthimit nga lëndimi ka luajtuar në dy ndeshje, së fundmit ndaj Mallorcas (sonte) e martë, ku blaugranët fituan me rezultat 1-5.

Pas ndeshjes, sulmuesi foli për gjendjen e tij, ku tha se ndihet mirë dhe se është gati të ndihmojë.

“Ndihem mirë. Kyçja ime është 100% në rregull tani, jam gati të ndihmoj”.

Ndryshe, Barcelona me fitoren ndaj Mallorcas vazhdon në krye të tabelës me 37 pikë, e ndjekur nga Real Madridi me 33. /Zëri