Napoli fiton ndaj Torinos si mysafir dhe vazhdon si lider – Rrahmani lojtar i ndeshjes, Vojvoda paraqitje solide
Napoli ka shënuar fitore ndaj Torinos si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës 14-të të Serie A.
Lideri i Serie A e mori shumë seriozisht ndeshjen nga fillimi duke krijuar disa raste.
Romelu Lukaku dhe Khvicha Kvaratskhelia kishin rastet të mira në minutën 23, por portieri vendas ishte në vend.
Në minutën e 31-të, Scott McTominay ishte shumë mirë i vendosur në zonë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Napoli menaxhoi topin dhe lojë, duke mos lejuar që porta e tyre të rrezikohej.
Amir Rrahmani luajti për 90 minuta, duke qenë lojtari më i mirë në fushë me një vlerësim nga SofaScore prej 8.0.
Rrahmani fitoi të gjitha duelet në tokë (6/6), ndërsa edhe në ajër ishte në kufijtë e perfektes (6/5).
Ai kishte 73 prekje të topit, ku nga top krijoi 58 pasime, duke kompletuar 53, apo 91 për qind.
Edhe Mërgim Vojvoda startoi në këtë ndeshje, duke luajtur një ndeshje stabile, duke u vlerësuar me notën 7.2.
Napoli është lider në Serie A me 32 pikë, ndërsa Torino mban vendin e 12-të me 15 pikë. /Telegrafi/