Prishtina fiton ndaj Dukagjinit, Malisheva mposht Gjilanin

Prishtina fiton ndaj Dukagjinit, Malisheva mposht Gjilanin

Sport December 01, 2024 - 15:00

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Albi Mall Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 15-të.

Prishtina ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Dukagjinit në udhëtim. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 në stadiumin “13 Qershori” në Klinë.

Në fakt, Prishtina arriti të shënojë golin e parë, përmes Sunday Akinbules, mirëpo më pas u anulua pas rishkimit të VAR-it.

Në kohën shtesë, kryeqytetasit e gjetën golin e fitores ku arriti ta shënojë Leonat Vitija me kokë (90+7’).

Me këtë fitore, Prishtina e sheh vetën në vendin e katërt me 25 pikë, kurse Dukagjini i teti me 17.

Fitore minimale 1-0 ka shënuar edhe Malisheva në udhëtim te Gjilani.

Golin arriti ta realizoi Fatjon Bunjaku në minutën (90+3’).

Pas kësaj fitore, Malisheva është e dyta me 28 pikë, kurse Gjilani mbetet i gjashti me 17 sosh. /Zëri