Kosova konfirmohet në vazon e katërt nga FIFA për kualifikimet për Kupën e Botës
FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt.
Shorti evropian do të mbahet më 13 dhjetor në Zurich të Zvicrës, duke filluar nga ora 12:00.
Kosova është vendosur në vazon e katërt dhe pritet të përballet me tri përfaqësuese më të forta. Shqipëria gjendet në vazon e tretë dhe ka mundësi për një përballje me Kosovën.
Në vazon e parë janë tetë çerekfinalistet e Ligës së Kombeve: Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Portugalia, dhe katër ekipet më të ranguara në UEFA: Anglia, Belgjika, Zvicra dhe Austria.
“Dardanët” renditen në vendin e 99-të pas listës së re.
Kualifikimet për Botërorin, që do të organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, fillojnë në mars të vitit të ardhshëm.
Vazo 1: Franca, Spanja, Portugalia, Italia, Anglia, Zvicra, Kroacia, Holanda, Danimarka, Gjermania, Belgjika, Austria
Vazo 2: Ukraina, Suedia, Turqia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Greqia, Sllovakia, Çekia, Norvegjia
Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Izraeli
Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino.