Drenica dhe Prishtina e Re, kampionë vjeshtor në Ligën e Parë – Vëllaznimi dhe Vushtrria në pozitat e dyta

Drenica dhe Prishtina e Re, kampionë vjeshtor në Ligën e Parë – Vëllaznimi dhe Vushtrria në pozitat e dyta

Sport November 27, 2024 - 20:47

Sot janë zhvilluar nëntë nga dhjetë takimet në Ligën e Parë, në grupin A dhe B, ku tashmë dihen edhe kampionët vjeshtor në të dyja grupet.

Sa i përket Grupit A, Drenica edhe pse ka pësuar humbje nga Liria me rezultat 3-2 ka ruajtur pozitën e parë.

Rahoveci dhe Mitrovica kanë barazuar me rezultat 2-2, ndërsa baras pa gol është mbyllur edhe derbi mitrovicas mes Trepçës dhe Trepçës ‘89.

Vëllaznimi ka marr një fitore të madhe si mysafir, duke mposhtur Istogun me rezultat 1-0.

Fitore në derbi lokal ka marr edhe Rilindja 1974, duke mposhtu Besa Pejën me 1-0.

Drenica është lider me 31 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Vëllaznimi me 27 pikë, që ndiqet nga Trepça me 26 pikë.

Në vendin e katërt dhe të pestë janë Trepça ‘89 dhe Liria që kanë nga 23 pikë.

Besa Peja dhe Rilindja 1974 ndajnë mesin e renditjes me nga 19 pikë.

Të rrezikuara janë Istogu me 12 pikë, Rahoveci me 7 pikë dhe Mitrovica e fundit me 6 pikë.

Në Grupin B, Prishtina e Re me fitoren ndaj Vjosës me rezultat 3-2 ka mbajtur epërsinë me vendin e dytë në renditje.

Vushtrria vazhdon në shtëpi me fitore, duke mposhtur kësaj radhe Fushë Kosovën me rezultat 2-0.

Ramiz Sadiku ka barazuar me KEK-un me rezultat 1-1, ndërsa me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe ndeshja mes Dinamo Ferizajt dhe Flamurtarit.

Përballja mes 2 Korrikut dhe Kikës zhvillohet me 1 dhjetor.

Prishtina e Re është lider me 35 pikë e ndjekur nga Vushtrria që ka 30 pikë.

Në vendin e tretë është Dinamo Ferizaj me 26 pikë, ndërsa KEK0u me 22 pikë mban vendin e katërt.

Ramiz Sadiku është i stabilizuar në vendin e pestë në renditje me 21 pikë.

Vjosa është e gjashta me 15 pikë, ndërsa 2 Korriku i shtati me 13 pikë dhe një ndeshje më pak.

Ekipet që rrezikojnë rënien janë Fushë Kosova me 11 pikë, Flamurtari me 9 pikë dhe Kika me 8 pikë.