Pasi fitojë çmimin “Golden Boy”, Yamal: Është krenari, jam shumë i lumtur
Sport
November 27, 2024 - 17:56
Pak minuta më parë sulmuesi i Barcelonës, Lmaine Yamal arriti ta fitojë çmimin “Golden Boy” për vitin 2024.
Triumfi i tij vjen pas një viti spektakolar për klubin dhe vendin, i cili kulmoi me një fitore në EURO 2024 me Spanjën gjatë verës.
Pas këtij triumfi, ka folur vetë fituesi ku tha se është një krenari të fitojë “Golden Boy”.
“Për mua është krenari të fitoj Golden Boy. Jam shumë i lumtur dhe kjo është një ëndërr. Nuk dua të harroj shokët e skuadrës, trajnerët e mi, stafin e Barçës dhe kombëtares spanjolle. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe po ashtu po mbyllet në një mënyrë të pabesueshme”, u shpreh talenti. /Zëri