Notat e lojtarëve, Bayern 1-0 PSG: Min-Jae dhe Kimmich më të mirët

Notat e lojtarëve, Bayern 1-0 PSG: Min-Jae dhe Kimmich më të mirët

Sport November 26, 2024 - 23:43

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Paris Saint-Germainit në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Kampionëve.

Golin e fitores në këtë sfidë për bavarezët e realizoi mbrojtësi Kim Min-Jae në minutën e 38-të për rezultatin 1-0.

Për paraqitjen e tyre të mirë në këtë sfidë, Bayern Munich mori notën 7.25 nga Sofascore teksa PSG-ja u vlerësua me 6.77.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje u shpall Kim Min-Jae i cili mori notën 8.2, teksa me paraqitje të mira u vlerësuan Joshua Kimmich (8.0), Alphonso Davies (7.9) dhe  Manuel Neuer (7.8).

Lexo po ashtuVendos goli i Min-Jae, Bayerni ‘rrëmben’ pikët e plota ndaj PSG-së

Tek mysafirët lojtari më i vlerësuar ishte mesfushori Fabian Ruiz me notën 7.4, ndërsa paraqitje solide patën edhe Nuno Mendes (7.3), Willian Pacho (7.2) dhe Matvey Safonov (7.1).

Lojtari me notën më të ulët ishte Ousmane Dembele me 5.7, pasi francezi përveç lojës së zbehtë, u përjashtua me të kuq në minutën e 56-të.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave:

https://www.sofascore.com/football/match/fc-bayern-munchen-paris-saint-germain/UHsxdb#id:12764080