Atletico Madridi fiton thellë ndaj Sparta Pragës, Krasniqi dhe Rrahmani e nisën nga fillimi

Atletico Madridi fiton thellë ndaj Sparta Pragës, Krasniqi dhe Rrahmani e nisën nga fillimi

Sport November 26, 2024 - 20:42

Atletico Madridi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-0 në udhëtim ndaj Sparta Pragës në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Kampionëve.

Nga minuta e parë për vendasit në këtë takim u aktivizuan dyshja kosovare Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani të cilët u paraqitën për 60 minuta.

Fanellën e titullarit e pati gjithashtu edhe mesfushori Qazim Laçi, i cili për dallim nga ata dy luajti për 79 minuta.

Të besuarit e Diego Simeones arritën që ta mbyllin pjesën e parë me një avantazh prej dy golave.

Julian Alvarez (15’) shënoi për t’i dhënë atyre epërsinë prej 1-0, teksa atë e dyfishoi Marcos Llorente (43’) i cili realizoi për 2-0.

Kjo nuk ishte e tëra nga klubi spanjoll, pasi ata realizuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë për të marrë një fitore tejet të rëndësishme.

Në skenë doli sërish Julian Alvarez (59’) i cili shënoi për rezultatin 3-0, teksa rrjetën e gjeti edhe Antoine Griezmann (70’) që shënoi për 4-0, ndërsa për epilogun përfundimtar të takimit u kujdes Angel Correa i cili shënoi dy gola (85′ dhe 89′) për 6-0.

Pas raundit të pestë, Atletico Madridi momentalisht e gjen veten në pozitën e dhjetë me nëntë pikë, teksa Sparta Praga renditet e 28-ta, me vetëm katër pikë të grumbulluara.