Shtyhet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, shkak bora e madhe

Shtyhet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, shkak bora e madhe

Sport November 21, 2024 - 18:49

Kosova sot ka pasur të nis rrugëtimin në Bern ndaj Zvicrës për parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Por FBK-ja ka njoftuar se ndeshja është shtyrë, për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

“Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër dhe problemeve të ekipit të Zvicrës për të qenë në kohë për këtë sfidë”.

“Federata e Basketbollit e Kosovës do të ju njoftojë me kohë sa i përket kësaj ndeshje. Takimi është dashur të fillojë nga ora 19:30”, thuhet në njoftim.

Zvicra ka dy fitore, ndërsa Kosova një fitore e një humbje. Në vitin 2023 këto dy ekipe u përballën dy herë, ku Kosova triumfoi dy herë.

Pas Zvicrës, Kosova do të ndeshet me Irlandën më 24 nëntor në Dublin.