Lewandowski zbulon se ishte afër bashkimit me Man Utd
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka zbuluar se ishte në prag të bashkimit me Manchester United në vitin 2012.
Lewandowski kujtoi një telefonatë nga legjenda Sir Alex Ferguson gjatë para-sezonit me Borussia Dortmund.
“Më kujtohet ajo bisedë me Sir Alex Ferguson, ishte në vitin 2012 dhe vendosa të bashkohem me Manchester United”, ka thënë fillimisht Lewandowski.
Sulmuesi polak shpjegoi se ishte nervoz gjatë të folurit me Ferguson, veçanërisht duke pasur parasysh aftësitë e tij të kufizuara në anglisht në atë kohë.
“E dija se do të më telefononte, sigurisht, e dija se çfarë duhet t’i thosha, e dini? Unë dua të bashkohem te Manchester United, po”, përfundoi polaku.
“Më kujtohet biseda me presidentin e Dortmundit. Ai tha se ata kishin nevojë për mua. Ata nuk do të më shesin te Manchester United, sepse unë jam shumë i rëndësishëm për ta dhe nuk është koha perfekte tani”.
“Pra, po. Unë thashë po për t’iu bashkuar Manchester Unitedit sepse nëse Sir Alex Ferguson ju thërret, ju nuk mund të thoni jo. Sidomos kur isha 22 ose 23 vjeç”.
“Unë isha duke luajtur për Dortmundin. Isha i lumtur, por Manchester United është si kulmi i Manchester United, e dini”, përfundoi polaku.
Në fund të fundit, lëvizja nuk u realizua dhe Lewandowski vazhdoi të kishte një karrierë të suksesshme me Dortmundin, Bayern Munich dhe Barcelonën. /telegrafi