Zyrtare: Kosova e humb ndeshjen me Rumaninë, me rezultat zyrtar 3:0
Foto: AP

Zyrtare: Kosova e humb ndeshjen me Rumaninë, me rezultat zyrtar 3:0

Sport November 20, 2024 - 15:16

Shtëpia më e madhe e futbollit UEFA ka marrë vendim për ndeshjen Rumani – Kosovë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nga vendimi i UEFA-s Kosova ka humbur ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0 ndaj Rumanisë.

Po ashtu Kosova është gjobitur edhe me një shumë parash prej 6000 mijë eurove për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

Në anën tjetër, edhe Rumania është gjobitur me shumë parash, përafërsisht 150 mijë euro, dhe me një ndeshje pa praninë e tifozëve, për shkak të thirrjeve raciste ose diskriminuese të tifozëve të saj kundër Kosovës. /Zëri

Vendimi i UEFA-s:

Të shpallë ndeshjen e Ligës së Kombeve 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u luajt më 15 nëntor 2024, një ndeshje e braktisur nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0) për përgjegjësinë për mosluajtjen e plotë të ndeshjes (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League).

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

Image