Drita fiton ndaj Suharekës dhe merr primatin e tabelës
Drita ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Suharekës, në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ndihmës në Gjilan përfundoi me rezultat 4-1.
Drita e hapi serinë e golave përmes Arb Manajt në minutën e 36-të, Blerim Krasniqin, i cili e dyfishojë epërsinë e gjilanasve me të filluar pjesa e dytë (49’).
Suhareka arriti ta ngushtojë epërsinë e vendasve, pasi realizoi falë Liridon Fetahajt në minutën e 54-të për 2-1.
Shpresa e Suharekës zgjati vetëm tre minuta, pasi Drita arriti të shënoi përsëri ku realizatori ishte Albert Dabiqaj me asistim të Blerim Krasniqit.
Golat për Dritën nuk u ndalën, pasi asistuesi i golit të tretë, Blerim Krasniqi arriti të realizojë një supergol në minutën e 63-të për rezultatin 4-1.
Ndërsa, golin e dytë për Suharekën e realizoi Alden Skrijelj (86’).
Deri në fund të ndeshjes nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 4-2.
Me këtë fitore, Drita merr kreun e tabelës me 28 pikë, kurse Suhareka mbetet në vendin e pestë me 18 sosh. /Zëri