Orari dhe grupi i Kosovës në Fiba Europe Cup

Orari dhe grupi i Kosovës në Fiba Europe Cup

Sport November 20, 2024 - 10:41

Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Dardanët në udhëtim do të përballen me Zvicrën dhe Irlandën.

Takimi i parë zhvillohet më 21 nëntor në Bern, kurse i dyti më 24 nëntor në Dublin.

Ndeshjet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Lider i grupit është Zvicra me dy fitore, kurse Azerbajxhani dhe Kosova kanë nga një fitore e një humbje, derisa Irlanda e fundit me dy humbje.

Të enjten do të ndeshen Zvicra me Kosovën dhe Irlanda me Azerbajxhanin, ndërsa të dielën Irlanda - Kosova dhe Azerbajxhani - Zvicra.

Dy ndeshjet e fundit për Dardanët do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm si vendas, ndaj Zvicrës dhe Azerbajxhanit. /Zëri

Grupi A

21 nëntor

18:00 Irlanda-Azerbajxhani

19:30 Zvicra-Kosova

24 nëntor

11:00 Azerbajxhani-Zvicra

18:00 Irlanda-Kosova

Renditja:

Zvicra 2 2 0 4

Azerbajxhani 2 1 1 3

Kosova 2 1 1 3

Irlanda 2 0 2 2

Image