Kapiteni Ismajli: Pjesa e parë më e keqe në këto tre vitet e fundit, duhet të marrim mësim

Kapiteni Ismajli: Pjesa e parë më e keqe në këto tre vitet e fundit, duhet të marrim mësim

Sport November 19, 2024 - 23:30

Shqipëria është mposhtur nga Ukraina, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 1-2.

Golat për Ukrainën i shënuan Zinchenko (5’), kurse të dytin e realizoi Yaremchuk (10’). Kurse për Shqipërinë realizoi Nedim Bajrami përmes penalltisë në minutën e 75-të.

Pas ndeshjes është deklaruar kapiteni Ardian Ismajli ku tha se pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto tre vitet e fundit.

“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara. Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje. Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka”, tha Ismajli.

Kombëtarja kuqezi me këtë rezultat ka rënë nga Liga B, duke përfunduar në Ligën C. /Zëri