Barcelona përfiton 10 milionë euro nga FIFA
FIFA do të detyrohet t’ia paguajë 3 milionë euro dëmshpërblim skuadrës së Barcelonës për shkak të lëndimit që e pësoi në muajin korrik mbrojtësi Ronald Araujo, në çerekfinalen e Kupës së Amerikës ndërmjet Uruguait dhe Brazilit.
Programi i Mbrojtjes së Klubeve parashikon që FIFA duhet të kompensojë klubet nëse lojtari lëndohet gjatë ndeshjeve me ekipin përfaqësues.
Dëmshpërblimi bazohet në pagën fikse që merr lojtari dhe u jepet klubeve të lojtarëve në rast se futbollistët, pjesëmarrës me përfaqësueset e tyre, janë lënduar dhe janë në pushim mjekësor që zgjatë më shumë se 28 ditë rresht.
FIFA do t’i duhet të paguajë Barçës edhe për lëndimin e Pedrit dhe Gavit.
Të dy futbollistët janë lënduar gjatë ndeshjeve me Spanjën.
Vlera totale që FIFA pritet t’i paguajë gjigantit spanjoll për të tre futbollistët është 10 milionë euro.