Parakualifikimet për botërorin, të enjten Kosova përballet me Zvicrën
Sport
November 19, 2024 - 17:36
Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të enjten e 21 nëntorit do t’i nisë parakualifikimet për Kampionatin Botëror 2027.
“Dardanët” në Bern, do të përballen me Zvicrën.
Ndeshja do të luhet në palestrën “Mobiliar Arena”, me filim nga ora 19:30.
Kjo ndeshje do të jetë mjaft interesante edhe për faktin se një numër i madh i bashkëatdhetarëve jetojnë dhe punojnë atje.
Andaj, edhe komentatori i njohur i basketbollit, Agon Fehmiu, iu ka bërë thirrje diasporës që ta përkrahin kombëtaren në numër sa më të madh, që skuadra e udhëhequr nga selektori Choule ta arrijë qëllimin final.