Kosova fiton minimalisht ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri”

Kosova fiton minimalisht ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri”

Sport November 18, 2024 - 22:44

Kosova ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Lituanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-0. Golin arriti ta shënojë Muharrem Jashari në minutën e pestë me asistim të Vedat Muriqi.

Kosova mbeti me një lojtar më pak, pasi Muharrem Jashari u ndërshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje ndaj kundërshtarit në minutën e 45+3’.

Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-0.

Kësisoj, Kosova e mbyll me fitore kampanjën e Ligës së Kombeve, teksa aktualisht e sheh vetën në vendin e dytë me 12 pikë, kurse Lituania e fundit me 0 sosh.

Kujtojmë se, Kosova ende nuk është njoftuar me vendimin nga UEFA për ndodhitë e fundit për ndeshjen ndaj Rumanisë. /Zëri