Pjesa e parë: Kosova në epërsi ndaj Lituanisë
Sport
November 18, 2024 - 21:34
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Lituani, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 ndaj Lituanisë.
Golin arriti ta realizoi Muharrem Jashari në minutën e pestë, me asistim të Vedat Muriqit.
Në pjesën e dytë, Kosova do të luajë me një lojtar më pak, pasi Muharrem Jashari u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje te kundërshtari në minutën 45+3’.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Zëri
GOLI:
Jashari's goal!
pic.twitter.com/BoETii70RY