Ministri Çeku zbulon se si do të duken stadiumet në Pejë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka ndarë disa imazhe se si do të duken stadiumet në Pejë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.
Për këto katër stadiume, nga 19 milionë euro për Pejën e Ferizajn, ndërsa 13 milionë për Prizrenin dhe 5 milionë për Vushtrrinë, ku për stadiumin e Vushtrrisë komuna e ka hartuar projektin dhe bashkëfinancon stadiumin me 20 për qind.
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit. Peja e Ferizaj po bëhen me stadiume të reja, Prizreni e Vushtrria me rinovim total”.
“Ka përfunduar hartimi i projekteve zbatuese për stadiumet e Pejës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë, ndërsa sot i kemi shpallur procedurat e prokurimit”.
“Nga 19 milionë euro për Pejën e Ferizajn, 13 milionë për Prizrenin dhe pesë milionë për Vushtrrinë (për stadiumin e Vushtrrisë komuna ka hartuar projektin dhe bashkëfinancon rinovimin me 20 për qind)”.
“Vazhdojmë me vendosmëri të plotë zbatimin e planit tonë pesë vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vend”, ka shkruar Çeku.
Lexo po ashtuReagon ministri i Sportit, Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend në sport
Kosova aktualisht ka një stadium ku Kosova mund të zhvillojë ndeshjet zyrtare, atë “Fadil Vokrri” në Prishtinë.