“Dardanët” me dedikime të veçanta sonte ndaj Lituanisë
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte (e hënë) ndaj Lituanisë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të pranishëm në stadium do të jetë edhe tifogrupi “Dardanët”.
Pak orë para fillimit të ndeshjes, tifogrupi përmes një postimi në Facebook ka shpaloosur dy dedikime të veçanta për sonte, teksa pohuan se më vonë gjatë ndeshjes do t’i shpalosin koreografitë dhe mesazhet e tyre. /Zëri
Postimi i plotë:
DARDANË T JANË GATI!
Luftëtarin dhe veteranin e UÇK-së, Liman Musliun, sonte e nderojmë me krenari. Përjetë falënderues ndaj veprës së tij gjatë kohës së luftës, ashtu sikurse të çdo njeriu që shporri me shkrepjet e veta të lirisë armikun nga kjo trevë. Mos të ishe ti nuk do të ishim ne, Liman. Lavdi!
Sigurisht se në epiqendër kemi për arsye tjera edhe futbollistin tonë të ri, Erjon Morina. Të Plotfuqishmit vazhdojmë t’i lutemi dhe t’i besojmë se sfida me të cilën po kalon do të përfundojë sa më shpejt. Dardanët në çdo formë qendrojnë në mbështetje dhe afër tij. Bëje Zot!
Më vonë gjatë ndeshjes i shpalosim koreografitë dhe mesazhet tona. Besa, besë!