Ronaldo ka një mesazh për Ruben Amorim pas emërimit si trajner i Man Utd

Ronaldo ka një mesazh për Ruben Amorim pas emërimit si trajner i Man Utd

Sport November 18, 2024 - 17:19

Cristiano Ronaldo i ka uruar fat Ruben Amorimit si trajner i ri i Manchester United. Amorim ka filluar eksperiencën e tij si trajner i Unitedit këtë javë, pas vendimit të bordit për ta shkarkuar Erik Ten Hag.

39-vjeçari do të synojë që të ‘ringjallë’ formën e ‘Djajve të Kuq’ duke filluar që nga ndeshja me Ipswich Town e cila do të jetë e para për teknikun portugez.

Periudha e dytë e Ronaldos si lojtar i Unitedit kishte marrë fund pas një përleshje me Ten Hag, por 39-vjeçari është i etur për të parë Amorim të shkëlqejë në ‘Old Trafford’.

“I uroj atij të gjithë fatin e botës. Manchester United me të vërtetë ka nevojë për këtë”, ka thënë Ronaldo.

Më herët ishte raportuar në media se Ronaldo i është referuar Amorimit si ‘poet’ në bisedat e tij me pjesëtarët e kombëtares së Portugalisë.

Tutje Ronaldo kishte prekur edhe temën e pensionimit, ku kishte zbuluar se ai ka ndoshta edhe dy vite të mbetura para se të marrë këtë vendim.

“Po e shijoj. Ta planifikojë pensionimin tim nga futbolli, kjo do të ndodhë brenda një viti ose dy vitesh, nuk e di. Po e shijoj momentin, po e shijoj futbollin”, ka thënë pesë herë fituesi i Topit të Artë./telegrafi