FC Prishtina 01 barazon me Malishevën, e mbyll Superligën si kampion vjeshtor

FC Prishtina 01 barazon me Malishevën, e mbyll Superligën si kampion vjeshtor

Sport November 17, 2024 - 23:11

FC Prishtina 01 ka barazuar me FC Malishevën me rezultat 2-2 në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë ishte e fortë dhe me gola, ku skuadra ishte dy herë në disavantazh, por dy herë arriti të barazojë rezultatin.

Melos Kelmendi dhe Ermir Kryeziu i shënuan golat për skuadrën kryeqytetase.

Në pjesën e dytë edhe pse skuadra tentoi të shënojë golin e fitores nuk ia arriti, duke u pajtuar me barazimin.

Me shtatë fitore dhe dy barazime, me 23 pikë e mbyll si kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës.