Amir Saipi lirohet nga grumbullimi, Ilir Avdyli i bashkohet Kombëtares
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, është liruar nga grumbullimi për shkak të gjendjes shëndetësore dhe duke mos qenë në gjendje të vazhdojë përgatitjet me ekipin, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, transmeton “Zëri”.
Për këtë arsye, portieri i KF Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar për ta zëvendësuar dhe për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Saipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që të lirohet nga grumbullimi.
Kujtojmë se, Kosovës do t’i mungojë edhe kapiteni Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova, për shkak të kartonave të verdhë që morën në ndeshjen ndaj Rumanisë. /Zëri