Yjet e Kosovës ia bëjnë të veçantë ditën një futbollisti të vogël në stadiumin “Fadil Vokrri”

Yjet e Kosovës ia bëjnë të veçantë ditën një futbollisti të vogël në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sport November 17, 2024 - 17:47

Para stërvitjes së fundit për ndeshjen me Lituaninë, yjet kryesorë të Kosovës, ndan momentet edhe për tifozët e vegjël që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

10-vjeçari, Jetar Hulaj i cili luan për klubin futbollistik Rilindja, pati fatin të takonte sot tre nga yjet e Kosovës, Vedat Muriqin, Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën.

Image

Takimi emocionues u zhvillua në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku Jetari pati mundësinë të bashkëbisedonte me idhujt e tij, të ndante pasionin për futbollin dhe të merrte këshilla për zhvillimin e tij si lojtar.

Për Jetarin, ky takim ishte një ëndërr e realizuar, pasi që të tre lojtarët, Muriqi, Zhegrova dhe Muslija që luajnë në klube të top pesë ligave evropiane, janë modele frymëzimi për të gjithë futbollistët e rinj kosovarë.

Image

Ai shprehi mirënjohjen për motivimin dhe mbështetjen që mori nga yjet e Kombëtares së Kosovës.

Lojtarët e Kosovës gjejnë dashuri në çdo vend ku gjenden, pasi vlerësohen për lojën dhe kontributin e tyre në futbollin tonë.  /Telegrafi/

Image