Kapiteni Ismajli: Ndeshja ndaj Çekisë ishte për barazim

Kapiteni Ismajli: Ndeshja ndaj Çekisë ishte për barazim

Sport November 16, 2024 - 23:32

Shqipëria nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në duelin ndaj Çekisë, në kuadër të Ligës së Kombeve .

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 0-0.

Sipas tij, Shqipëria do të luajë vetëm për fitore ndaj Ukrainës.

Kapiteni i skuadrës, Ardian Ismajli u shpreh pas ndeshjes se ndeshja ishte për barazim.

“Në pjesën e dytë ishim ne më dominues, por fati deshi që ndeshja të mbarojë pa gola zero me zero. Ishte me pjesë, në pjesën e parë ata kishin më shumë raste, kur pjesën e dytë ne e kërkuam më shumë, lozëm më shumë me topin dhe kur e sheh realisht ndeshja ishte për barazim”, tha Ismajli.

Aktualisht, grupin e udhëheq Çekia me tetë pikë, teksa pas vetes ka lënë Gjeorgjinë që ka shtatë sosh po aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e tretë. /Zëri