Notat e lojtarëve: Shqipëri 0-0 Çeki, Laçi më i miri tek kuqezinjtë

Notat e lojtarëve: Shqipëri 0-0 Çeki, Laçi më i miri tek kuqezinjtë

Sport November 16, 2024 - 23:12

Shqipëria nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në duelin ndaj Çekisë, në kuadër të Ligës së Kombeve .

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 0-0.

Në këtë takim, lojtari më i mirë sipas “Sofascore” ishte çeku Vladimir Coufal i cili u vlerësua me notën 7.6.

Tek Shqipëria në anën tjetër lojtari më i mirë në fushë u shpall Qazim Laçi me notën 7.5, teksa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami që morën notën 7.2.

Pas këtij barazimi, fati i kualifikimit të Shqipërisë do të caktohet në ndeshjen e ardhshme ndaj Ukrainës, të marten mbrëma, aty ku përveç se fitorja është kusht, duhet të merret parasysh edhe rezultati nga ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Aktualisht, grupin e udhëheq Çekia me tetë pikë, teksa pas vetes ka lënë Gjeorgjinë që ka shtatë sosh po aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e tretë. /Zëri

Vlerësimi i të gjithë lojtarëve:

https://www.sofascore.com/football/match/czechia-albania/PTbsoUb#id:12057866