Shqipëria barazon me Çekinë, gjithçka vendoset të martën
Sport
November 16, 2024 - 22:42
Shqipëria nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në duelin ndaj Çekisë, në kuadër të Ligës së Kombeve .
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 0-0.
Pas këtij barazimi, fati i kualifikimit të Shqipërisë do të caktohet në ndeshjen e ardhshme ndaj Ukrainës, të marten mbrëma, aty ku përveç se fitorja është kusht, duhet të merret parasysh edhe rezultati nga ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Aktualisht, grupin e udhëheq Çekia me tetë pikë, teksa pas vetes ka lënë Gjeorgjinë që ka shtatë sosh po aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e tretë. /Zëri