Serbëve nuk u “dhez” në Zvicër, u hiqet flamuri skandaloz me Kosovën në të

Serbëve nuk u “dhez” në Zvicër, u hiqet flamuri skandaloz me Kosovën në të

Sport November 15, 2024 - 20:34

Mbrëmja e sontme sjellë ndeshjen Zvicër – Serbi, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tifozët serbë, të pranishëm në stadiumin në Cyrih tentuan të vendosin flamurin skandaloz, që përfshin hartën e Kosovës me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Por, një gjë të tillë s’e lejoi sigurimi i stadiumit, që ia largoi menjëherë.

Në takimin e sontëm janë të pranishëm shumë tifozë shqiptarë.

Ndërkohë, Granit Xhaka është lojtari i vetëm shqiptar që e nis nga fillimi këtë ndeshje.