Huliganëve serbë u dështon keq plani për ndeshjen Rumani-Kosovë
Huliganët serbë së bashku me ata rumunë kishin përgatitur skena të shëmtuara si gjithmonë para ndeshjes që Kosova e zhvillon në Ligën e Kombeve.
Dardanët janë mysafir të rumunëve për duelin që fillon në ora 20:45 në kuadër të rrethit të pestë të garës së UEFA-s.
Por, derisa huliganët serbë kishin udhëtuar për në Rumani që të tentojnë sërish të shfaqin transparente që i ka shkelur koha, u befasuan.
Autoritetet rumune kanë arrestuar të gjithë tifozët serbë, duke mos lejuar që të shfaqin nacionalitetin e tyre të fabrikuar me shekuj.
Ata kishin shkruar në fanellat e tyre: “Basarabia (pjesë e Moldavisë) është Rumani” dhe “Kosova është Serbi”.
Huliganët serbë vazhdojnë të jetojnë me fabrikimet që u kanë shpikur liderët e tyre gjenocidal për shtetin e Kosovës, me disa prej tyre të dënuar nga Tribunali i Hagës. /telegrafi