Shqipëria U-21 ndahet baras me Moldavinë, Rashica i përfshirë me gol

Shqipëria U-21 ndahet baras me Moldavinë, Rashica i përfshirë me gol

Sport November 15, 2024 - 17:53

Përfaqësuesja e Shqipërisë U-21 ka barazuar 1:1 me Moldavinë në ndeshjen miqësore që u zhvillua të premten pasdite. 

Shqipëria kaloi e para në epërsi në minutën e dhjetë. Ermir Rashica realizoi për 1:0 nga pika e bardhë. Moldavia shifrat i barazoi në minutën e 79-të me golin që e shënoi Vladislav Costin. 

Kjo ishte miqësorja e parë e zhvilluar mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Do ta zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore tjetër të hënën. 

Ndërkohë edhe Shqipëria U-17 të premten e mposhti Poloninë në ndeshje miqësore me rezultatin 3:2. 
Gabriel Kulla i realizoi dy gola ndërsa një gol e shënoi Serxho Vogli.