Lëndohet Ansu Fati, do të mungojë për rreth katër javë
Sport
November 13, 2024 - 15:02
Është lënduar sulmuesi i ri i Barcelonës, Ansu Fati.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi spanjoll, përmes një komunikate në platformën X, përcjell “Zëri”.
Siç bën të ditur Barcelona, Ansu është lënduar në mëngjesin e sotëm (e mërkurë) në stërvitje, duke pësuar dëmtim të kofshës së djathtë.
Sipas njoftimit të klubit, sulmuesi spanjoll do të jetë jashtë fushës për rreth katër javë.
“Ansu Fati pësoi një dëmtim të kofshës së djathtë në stërvitje të mërkurën në mëngjes. Ai do të jetë jashtë për rreth katër javë”, thuhet në komunikatën e Barcelonës. /Zëri
INJURY NEWS | Ansu Fati suffered suffered a right hamstring injury at training on Wednesday morning. He will be out for approximately four weeks. pic.twitter.com/7dC4lzwqAv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 13, 2024