Ronaldo: Jam i frustruar me disa lojtarë që s’duan të luajnë për Portugalinë
Cristiano Ronaldo ka dhënë mendimin e tij për lojtarët që nuk duan të luajnë për Kombëtaren.
Ronaldo është shprehur i frustruar me disa lojtarë që nuk dëshirojnë të luajnë për Portugalinë.
“Jam i frustruar me disa lojtarë që s’duan të luajnë për Portugalinë”, është shprehur ai.
“Kënaqu duke luajtur për kombëtaren, koha fluturon! Nuk ka asgjë më të mirë se të përfaqësosh vendin dhe kulturën tënde”, vazhdoi sulmuesi portugez.
Edhe pse 37 vjeç, Ronaldo është akoma lojtar kyç i Kombëtares së Portugalisë, teksa së fundmi është grumbulluar me ekipin kombëtar për dy ndeshjet e muajit nëntor, për të kontribuuar me ekipin.
Ronaldo deri më tani është paraqitur në 216 ndeshje për Kombëtaren e Portugalisë, teksa së fundmi mori çmimin “Platinum Quina” nga Federata Portugeze. /Zëri