Musiala lë të kuptohet se do të qëndrojë përsëri në Bayern Munich

Musiala lë të kuptohet se do të qëndrojë përsëri në Bayern Munich

Sport November 12, 2024 - 17:15

Ylli i Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Jamal Musiala, ka folur për të ardhmen e tij në klubin bavarez, teksa ka lënë të kuptohet se mund të konsiderojë të qëndrojë përsëri në Mynih.

Duke folur për gazetarët, Musiala tha: “Duke nënshkruar marrëveshje të re me Bayern apo jo? Nuk mund të them shumë për temën e kontratës. Fokusi im është te ekipi i DFB. Por jam i lumtur në Mynih, mund ta them këtë”.

Musiala aktualisht ka kontratë të vlefshme me bavarezët deri më 30 qershor të vitit 2026. /Zëri