Shqipëria U-21 luan dy ndeshje miqësore me Moldavinë, trajneri Bushi publikon listën

Shqipëria U-21 luan dy ndeshje miqësore me Moldavinë, trajneri Bushi publikon listën

Sport November 10, 2024 - 12:24

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore më 15 dhe 18 nëntor ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto dy takime, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me emrat e 22 lojtarëve të ftuar, njofton Federata Shqiptare e Futbollit, transmeton "Zëri"

Tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës. Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë më 15 nëntor, në orën 14:00. Më 18 nëntor, shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00.

Image