Tre yjet e Liverpoolit pa kontrata në fund të sezonit, bisedimet me njërin prej tyre kanë ngecur

Tre yjet e Liverpoolit pa kontrata në fund të sezonit, bisedimet me njërin prej tyre kanë ngecur

Sport November 10, 2024 - 09:45

Liverpooli po punon shumë për të rinovuar kontratat e tre yjeve të ekipit, por bisedimet raportohet se kanë ngecur me njërin prej tyre.

Teksa Liverpool po vazhdon të shkëlqejë në të gjitha garat nën urdhrat e trajnerit Arne Slot, pasiguria e krijuar rreth Mohamed Salah, Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold po shqetëson tifozët.

Salah i cili është lojtari më i paguar në histori të Liverpoolit me 350 mijë euro në javë, është momentalisht në vitin e tij të fundit të kontratës.

Van Dijk në ndërkohë, ka konfirmuar së fundmi se bisedimet po vazhdojnë në lidhje me kontratën e re, por duke lënë të hapura të gjitha opsionet.

Por, si qëndron situata me Alexander-Arnold? Me nëntë muaj të mbetur nga kontrata e tij aktuale, reprezentuesi anglez ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij.

‘Të Kuqtë’ janë të etur që të nisin bisedimet fillestare me të, por Real Madridi thuhet se ka mbajtur takim me përfaqësuesit e mbrojtësit për të diskutuar transferimin e tij të mundshëm atje.

Tani, është raportuar se bisedimet e kontratës kanë ngecur, pasi Liverpooli po heziton që t’i ofrojë atij një pagë më të madhe se sa Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk.

Kjo sipas The Sun, të cilët kanë bërë me dije se Liverpooli e di se nëse i ofrojnë Alexander-Arnoldit këtë rritje masive të pagës, do të shkaktonte ‘trazira’ brenda klubit.

Gjithashtu, thuhet se Liverpooli ka bërë disa oferta për të përmirësuar kontratën e tij aktuale prej 180 mijë eurosh në javë, por një marrëveshje nuk është arritur ende./Telegrafi