Zvicra me katër shqiptarë kundër Serbisë në Ligën e Kombeve

Zvicra me katër shqiptarë kundër Serbisë në Ligën e Kombeve

Sport November 07, 2024 - 12:48

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar tashmë listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Helvetikët do të luajnë dy ndeshje gjatë këtij muaji, ku më 15 nëntor e presin Serbinë, teksa me 18 nëntor luajnë në udhëtim te Spanja.

Për këtë dy ndeshje, trajneri Murat Yakin ka vendosur t’i ftojë plotë 26 futbollistë, ku nuk mungojnë risitë.

Listës së Zvicrës i është shtuar edhe një futbollist shqiptar nga Kosova, mbrojtësi Albian Hajdari, i cili më parë ka luajtur me ekipet zinxhirë të Helvetikëve.

Përveç Hajdarit, në listën e Yakin janë edhe tre futbollistë tjerë shqiptarë: Granit Xhaka, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Në këtë listë nuk mungojnë as yjet e ekipet si: Manuel Akanji, Breel Embolo, Remo Freuler dhe Ricardo Rodriguez.