Young Boysit nuk i mjafton goli i parë i Kastriot Imerit në Ligën e Kampionëve
Sport
November 06, 2024 - 21:13
Kastriot Imeri ka shënuar golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve me fanellën e Young Boys, por ekipi i tij u mund 2-1 nga Shakhtar Donetsk.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Schalkes në Gjermani, pasi ukrainasit nuk i luajnë si vendas përballjet në shtëpi shkaku i luftës.
Imeri realizoi një gol të bukur në minutën e 27-të për të çuar Young Boys në avantazh 1-0.
Megjithatë, më vonë ekipi i tij pranoi dy gola dhe humbi ndeshjen e xhiros së katërt.
Imeri luajti vetëm në pjesën e parë, për tu zëvendësuar më pas.
Për Young Boys ky ishte humbja e tyre e katërt, duke mbetur pa pikë në grup./telegrafi
1-0 Young Boys.
— Football Report (@FootballReprt) November 6, 2024
KASTRIOT IMERI GIVES YOUNG BOYS THE LEAD !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/odDGpJlpSU