Shtyhet përsëri vendimi për rinovimin e “Old Trafford”
Manchester United nuk do të marrë një vendim për shembjen apo rinovimin e Old Trafford deri në verën e ardhshme.
Djajtë e Kuq kanë vendosur ta shtyjnë vendimin për të ardhmen e Old Trafford deri pas buxhetit të Kryebashkiakut të Machesterit të madh, Andy Burnham, në mars.
Klubi dëshiron gjithashtu të shqyrtojë më shumë mundësi financimi dhe për këtë arsye nuk do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të shembë stadiumin historik për të ndërtuar një të ri apo të rinovojë Old Trafford deri në verë, sipas The Telegraph.
Fillimisht pritej që klubi të rinovonte stadiumin aktual, por janë hartuar edhe plane për shembjen dhe ndërtimin e një stadiumi të ri prej 2 miliardë £ (2.5 miliardë $) me 100,000 vende, të quajtur ‘Wembley i Veriut’.
Nëse Manchester United vendos të ndërtojë një stadium të ri, me shumë gjasa do të duhet të blejë tokë përreth, që aktualisht është e zënë nga një terminal i madh hekurudhor për mallra.
Tifozët e Manchester United janë të ndarë sa i përket ardhmes së Old Trafford. Një sondazh i fundit tregon se më shumë së gjysma e tyre, rreth 52% e tyre, janë të hapur ndaj idesë për një stadium të ri, ndërsa 31% do të preferonin rinovimin e Old Trafford dhe 17% nuk janë të sigurt çfarë vendimi duhet të marrë.
Sondazhi gjithashtu tregoi se tifozët e rinj preferojnë që klubi të qëndrojë në Old Trafford, ndërsa tifozët më të moshuar janë më të prirë për ndërtimin e një stadiumi të ri.
Manchester United po mban aktualisht konsultime me tifozët për t’u dhënë më shumë informacion dhe për të dëgjuar opinionet e tyre.
Ish-mbrojtësi Gary Neville është gjithashtu pjesë e një ‘taskforce’ për stadiumin, së bashku me Burnham, për të eksploruar opsionet e rigjenerimit dhe pritet të dorëzojë një raport deri në fund të vitit.
Tifozët e Manchester United do të mbushin sërish Old Trafford dy herë këtë javë. Djajtë e Kuq do të përballen me PAOK në shtëpi të enjten për Europa League dhe më pas do të presin Leicester në Premier League të dielën.
Këto dy ndeshje janë të fundit për Ruud van Nistelrooy si trajner i përkohshëm përpara se Ruben Amorim të marrë zyrtarisht drejtimin si trajner i ri.
Share Now