Pogba mund të bëjë një rikthim “sensacional” në United
Louis Saha ka mbështetur Paul Pogba-n për një rikthim të jashtëzakonshëm te Manchester United pasi dënimi për doping ndaj ti u reduktua
Fituesi i Botërorit muajin e kaluar mësoi së dënimi i tij për doping u ul nga katër vjet në 18 muaj pas një apeli të suksesshëm në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, duke i lejuar të rikthehet në fushë në mars të vitit 2025.
Ndërsa Pogba është i motivuar për një rikthim në futboll, është e pamundur që ai të luajë sërish për Juventusin pasi gjigantët e Serie A po planifikojnë të ndërpresin kontratën e tij aktuale.
Futbollisti francez është lidhur me një kalim në në MLS dhe Ligën Saudite Pro. Ish-sulmuesi i United dhe i Francës, Saha, ka pranuar se do të dëshironte ta shihte Pogba-n në Old Trafford për një herë të tretë dhe beson se transferimi do të ishte në interes të të dyja palëve.
“Paul Pogba mund të shkojë kudo që dëshiron. Nëse i jepet mundësia për të treguar talentin e tij përsëri, njerëzit do të kujtojnë sa i veçantë është ai. Ai mund të luajë në Champions League; ai mund të luajë për Francën dhe unë jam një fans i madh i tij. Gjithmonë kam qenë i ashpër me të, sepse kur ke atë talent, ke një përgjegjësi. Do të jetë super i motivuar kur të kthehet. Do të më pëlqente ta shihja te Manchester United, sepse kur shikon mesfushën e tyre, ata kanë humbur Scott McTominay, i cili jepte një kontribut të madh për ekipin”, tha Saha për Paddy Power.
“Kur shikon se si shkuan gjërat me trajnerët e mëparshëm dhe përpiqesh të kuptosh çfarë ndodhi, sheh që janë bërë gabime – dhe largimi i Pogba-s ishte një shenjë që situata te Manchester United është e vështirë për t’u menaxhuar. Nuk ishte thjesht një problem i Erik ten Hag, disa lojtarë shumë të talentuar kanë pasur vështirësi me tranzicionin e klubit. Kishte probleme me Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe madje në një farë mënyre edhe Marcus Rashford. Të gjitha këto gjëra duhet të marrin fund dhe shpresoj që përforcimet e tyre të performojnë si duhet”.
Mbetet për t’u parë nëse trajneri i ardhshëm i United, Ruben Amorim, do të jetë i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin 31-vjeçar, i cili nuk ka luajtur që nga shtatori i vitit 2023. Trajneri portugez do të marrë formalisht drejtimin e ekipit më 11 nëntor.