Prishtina nxjerr barazim ndaj Dritës në “Fadil Vokrri”
Sport
November 06, 2024 - 18:59
Prishtina ka arritur të nxjerr barazim në shtëpi ndaj Dritës, ndeshje kjo e mbetur në xhiron e dytë në Albi Mall Superligë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fillimisht në epërsi arriti të kalojë Drita përmes Arb Manajt në minutën e 39-të.
Kurse, barazimi erdhi nga Leotrim Kryeziu që realizoi në minutën e 88-të.
Me këtë barazim, Prishtina e sheh vetën në pozitën e katërt me 20 pikë, kurse Drita e dyta me 22 sosh. /Zëri